Eksperti i emergjencave: Banorët në disa zona të Kosovës kanë mbetur të izoluar nga vërshimet
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime serioze në shumë pjesë të Kosovës, duke paralizuar qarkullimin, përmbytur ura e rrugë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, ka theksuar se në disa zona, banorët kanë mbetur të izoluar, ndërsa uji ka depërtuar në shtëpi dhe në […]
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime serioze në shumë pjesë të Kosovës, duke paralizuar qarkullimin, përmbytur ura e rrugë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, ka theksuar se në disa zona, banorët kanë mbetur të izoluar, ndërsa uji ka depërtuar në shtëpi dhe në infrastrukturë kritike.
Ai ka thënë se institucionet duhet të reagojnë menjëherë, me angazhim maksimal në terren, monitorim të vazhdueshëm të zonave me rrezik dhe informim të saktë të qytetarëve. Ai ka theksuar se ndërhyrjet urgjente në infrastrukturë janë të pashmangshme.
Ahmeti gjithashtu ka bërë thirrje për ngritjen e shtabeve emergjente në rajonet më të prekura, për të garantuar koordinim institucional, menaxhim efikas të resurseve dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.















