Eksperti i kibernetikës: Ndërpritni aplikacionet e afektuara për të shmangur kolapsin e sistemit të IT-së

Eksperti i sigurisë kibernetikës, Mentor Hoxha, ka folur për ndërprerjen globale të sistemeve IT-së dhe ndikimin e saj në institucionet publike dhe private në Kosovë. Duke theksuar rrezikun që kjo ndërprerje paraqet, Hoxha ka bërë një thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për ata që përdorin shërbimet e Microsoft.

“Jo vetëm KESCO-n, por çdo institucion publik apo privat mund të jetë i afektuar gjithë atë që janë duke shfrytëzuar Microsoft dhe shërbimet e tyre, pra aplikacionet, që janë të afektuara, mund të afektohet në shërbimet që i ofrojnë. Kjo do të thotë që çdo kompani që është duke shfrytëzuar njërën nga ato aplikacione që janë të afektuara, shërbimet e tyre mund të jenë afektuar drejtpërdrejt”, ka thënë Hoxha në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ai ka rekomanduar ndërprerjen e përdorimit të aplikacioneve të prekura, derisa të merret njoftimi se ato janë rikthyer në kapacitet të plotë.

Eksperti i sigurisë kibernetikës, Mentor Hoxha.

Hoxha ka theksuar se i gjithë sistemi IT-së është një superstrukturë, ku një problem i vogël mund të shkaktojë ndërprerje të mëdha.

“Këshilla ime është të shikojnë listën e aplikacioneve të afektuara, të ndalohet shfrytëzimi në ato aplikacione derisa të merret njoftimi se janë rikthyer në kapacitet e plota”, ka shtuar ai.

Ndërprerja e sistemeve IT ka ngritur shqetësime të mëdha në të gjithë botën, pasi një sërë institucionesh globale – duke përfshirë bankat e mëdha, mediet dhe linjat ajrore – kanë raportuar se janë goditur.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika