Është Bekim Ahmeti, ekspert i fushës së komunikacionit ai i cili thotë se aksidentet në Kosovë kanë shënuar një rritje të aksidenteve kohëve të fundit dhe jo të rënies së tyre.

Në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Ahmeti thotë se krahasuar me numrin e banorëve, kemi një numër të lartë të aksidenteve. Ky i fundit  përmend edhe aksidentin në tragjik në Ferizaj  para  pak ditësh me ç’rast, ndërruan jetë 4 viktima të gjinisë mashkullore.

“Ky rasti  siç ndodhi në rrugën Ferizaj-Shtime dhe rasti në Kamenicë, domethënë ku kemi brenda tre dite pesë të vdekur, janë pesë plagë familjare ku tani jetën e vet do t’a kenë në kujtesë të afërmit  dhe familjarët. Është një tragjedi për vendin për arsye se jemi një vend i vogël, edhe me banorë edhe me sipërfaqe. Kemi një numër kaq të madh të aksidenteve”, ka deklaruar ai.

E për këtë, Ahmeti ka thënë se fajet bijnë tek inxhinierët e komunikacionit dhe policia.

“Aksidentet kanë pasur trend të rritjes jo një trend  të zvogëlimit. Kryesisht fajet bijnë tek inxhinierët e komunikacionit dhe policia, tek  njerëzit që mirren me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike…krye e këput  është problematikë e Ministrisë së Transportit dhe Komunave përreth…kanë bërë shumë pak në raport me mjetet apo format  parandaluese që duhet të marr një shtet për me parandalu  aksidentet në komunikacion”, ka deklaruar ai.

Në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini. I ftuar, Bekim Ahmeti, ekspert i fushës së komunikacionit (majtas)

Si formë parandaluese, ai thotë se do mund të përdoreshin radarët statikë mobil dhe kamerat. Të njëjtat i cilëson sikurse “jetike” për sigurinë në komunikacion.

“Forma parandaluese ka  shumë  mirëpo ne i kemi cekur  zakonisht tri. Janë radarët statik mobile edhe kamerat  nëpër zona të qytetit ku duhet të ketë gjithandej kamera. Kamerat detektojnë shpejtësinë por edhe shihet me sy, mund të shfrytëzohen edhe për raste të mira jo vetëm për aksidente ose rishikimi  te gjobave por edhe për valën e gjelbër në  komunikacion, ose kur  kemi edhe  naj rast kur  na viziton dikush jashtë vendit kur zakonisht  presidenti ose kryeministri kanë takime, në vendet  e jashtme përdoret zakonisht kjo…Për radarët statik mobilë është rast problematik ku nuk  ka mënyrë selektive, shqiptim të gjobave…është pa ndjenja dhe na duhet një kohë bukur e gjatë, i  ka vy  edhe Evropës…mos të mendojmë se evropianët kanë ardhur në këtë shkallë si rrjedhojë e këshillave”, ka deklaruar ai.

Përpos sigurisë “jo të  lartë”  në komunikacion, Ahmeti tregon edhe  një rast që kishte pare në rrugë e që sipas tij, do  duhej të raportohej në Komunë e madje, edhe të ngritej padi.

“Dje unë pashë një qytetar që shkeli kapakun e pusetës dh era, ra deri  në bel. Iu afrova thash a u lëndove, nuk fliste. I thash se nëse do i bëhem dëshimtar  dhe e paditim komunën po te ne, nuk e kemi këtë logjikë që problematikat t’i zgjidhim përmes pushtetit”, ka deklaruar ai.