Eksperti i referimit “shuan” dilemat, tregon nëse ishte penallti për Llapin

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari, ka treguar nëse ishte penallti rasti i minutave të fundit i Llapit në ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth derbit të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës, që përfundoi 0:0.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, aludoi pas ndeshjes se gjyqtari kryesor, Dardan Çaka, është dashur të akordojë penallti, në një rast në fund të sfidës.

Por, të njëjtin mendim nuk e ka edhe eksperti i referimit, Hajriz Hajdari.

“S’kemi të bëjmë me penallti, pasi lojtari mbrojtës është përpara jo lojtari sulmues. Këtu Dardani ka lejuar loja të zhvillohet, por përkundrazi nëse është dashur të gjykohet kjo është dashur të jepet faull në sulm. Mendoj që ka vepruar shumë drejtë. Nuk kemi të bëjmë me penallti fare,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika