Eksperti i Sigurisë, Elezaj: AKI-ja duhet të hulumtojë urgjentisht burimet se nga po vijnë thirrjet për protesta te Ura e Ibrit  

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezaj, ka thënë se thirrjet për protesta te Ura e Ibrit në Mitrovicë mund të vijnë nga shërbimet sekrete serboruse. Ai kërkoi që AKI-ja të hulumtojë dhe të ndjekë burimet e këtyre thirrjeve, që kanë për qëllim destabilizimin e sigurisë kombëtare të Kosovës

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezaj, ka folur për Portalin Dukagjini për thirrjet të cilat po vijnë për protesta te Ura e Ibrit, ku ai ka thënë se këto thirrje mund të jenë nga shërbimi sekret serborus.

Dhe, sipas tij, Agjencia për Inteligjencë e Kosovës (AKI) duhet të jetë vigjilente që t’i gjejë këto profile dhe se nga vijnë këto thirrje që janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“AKI-ja duhet të hulumtojë urgjentisht burimet se nga po vijnë thirrjet [për protesta të Ura e Ibrit] dhe të fillojë procedura për ndjekin e tyre, sepse këto thirrje kanë të bëjnë direkt me organizim për destabilizim[të Kosovës] të cilat e atakojnë sigurinë kombëtare”, ka sqaruar Elezaj.

“Thirrjet publike që tani janë shfaqur në rrjetet sociale përkatësisht në TikTok, vërtet janë shumë shqetësues në aspektin e sigurisë. Këto janë të rrezikshme se mund të kemi përplasje të qytetarëve shqiptarë me Policinë e Kosovës, por edhe ndërmjet qytetarëve shqiptarë edhe atyre serbë”, ka thënë eksperti i sigurisë, Bedri Elezaj, në një intervistë për Portalin Dukagjini.

Sipas tij, kjo thirrje mund të jetë e bërë nga inteligjenca e shtetit serb apo e atij rus.

“Kjo thirrje për protestë mund të vijë nga strukturat e sigurisë të shtetit serb apo atij rus, që kanë për synim ta bindin faktorin ndërkombëtar se janë shqiptarët ata që janë element i destabilizimit në veri të Mitrovicës dhe të gjithë rajonit”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika