Eksperti i sigurisë, tregon pse Vuçiqi i largoi barrikadat në veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, e ka komentuar largimin e barrikadave  në katër komunat veriore të Kosovës, ka thënë ka pasur një aftë për largimin e barrikadave deri më 31 dhjetor të vitit 2022 , pasi sipas tij, ndërkombëtarët  e kanë bërë presion shefit të grupeve kriminalë  që kishin vendosur barrikadat presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq-it.

Më te, ai ka thënë nëse nuk do të largoheshin barrikadat, natën e vitit të ri  do t’i largonte Policia e Kosovës.

“Por kjo gjë është evituar sepse ka pasur një presion të ndërkombëtarëve ndaj presidentit të Serbisë, edhe kjo është një sinjal pozitivë se nuk është cenuar më tej siguria nacionale e Kosovës sepse një ballafaqim i drejtpërdrejtë me strukturat  kriminale të Serbisë edhe njëkohësisht me strukturat para ushtarake dhe ushtarake me strukturat e Serbisë , do të krijonte pasoja për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Shala.

“Marrëveshja që është arritur mbrapa dyerve edhe mediave është një ujdi që defakto nuk  cenon rendin kushtetues në katër komunat veriore të Kosovës”, ka shtuar ai.

Tutje Shala, ka folur për pretendimet e palës serbe së marrëveshja e re në mes të Kosovës edhe Serbisë, do t’i largojë forca speciale të Policisë Kosovës nga katër komunat veriore të Kosovës.

“Nëse njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, nuk ka të drejtë me lëvizë drejtë pikave 1 edhe 31 kjo do të ishte një vakum i tejet i rëndë institucional”.

Shala ka përfunduar duke thënë se tani është koha për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika