Ekspertiza psikiatrike “praktikë” për ulje dënimi

Kërkesat për ekspertiza psikiatrike tek të akuzuarit për vepra të rënda, kryesisht për vrasje, janë shpeshtuar. Sipas monitoruesve të gjykatave një praktike e tillë është bërë nga avokatët, por që është e lejuar ligjërisht. Ndërkohë avokatët thonë se ekspertizat e tilla janë e drejtë ligjore, që shpesh ndihmojnë për vënien e drejtësisë, por ka raste kur edhe keqpërdoren

Të akuzuarit në rastet e vrasjes së Marigona Osmanit, Armanda Aliut, Lirije Qerimajt e Sabile Mavrovqanit, janë vetëm disa prej të cilëve u janë nënshtruar ekspertizës psikiatrike.

E përbashkëta tjetër e të akuzuarve në këto raste, ka qenë që të gjithë, kanë qenë ose bashkëshortë ose të dashurit e viktimave.

Një propozim i fundit është bërë edhe një ditë më parë, për të akuzuarin Dardan Krivaqa, që akuzohet për dhunimin dhe vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, dosja e të cilit përmban mbi 100 vepra penale.

Propozimi nga avokatët mbrojtës për ekzaminim psikiatrik, është bërë praktikë sipas shoqërisë civile, që përdoret për t’u përdorur si rrethanë lehtësuese në verdiktin final.

“Është një politikë ose një taktikë që mund të themi, që ndërton mbrojtja në këto raste, në mënyrë që të nxjerrë prova shfajësuese për klientët e tyre… Përderisa e kemi gjykatën që e vlerëson nëse një provë e tillë mund të nxirret ose jo, e përderisa nuk kemi ankesa në mënyrën se si kryhet një ekspertizë, nuk mund të themi se një ekspertizë e caktuar e dëmton një proces penal”, ka thënë Gëzim Shala nga IKD.

Sipas avokatëve ekspertizat e tilla, nuk dëmtojnë në proces, por ato në shumë raste sjellin drejtësi dhe korrektësi, përderisa nuk përjashtojnë mundësitë që mund të keqpërdoren në shumë raste.

“Do të duhej ndoshta se në cilin do rast, të bëhet një analizë psikiatrike në këtë rast  që të duhet gjendja e tij shëndetësore, dhe mentale në rastin e kryerjes së veprës penale, jo gjitha rastet kryhen me paramendim, ka raste që janë aty për aty, ndonjë të afektit mendor, apo edhe personi ka pas ngecje mendore, apo është i paaftë mendërisht dhe ndodh kur ai gjykohet ose dënohet, me këtë rast vlerësoj që një ekspertizë korrekte e sinqertë profesionale nëse i bëhet cilido të pandehurit, vetëm se mund të sjellë drejtësi”, ka thënë Naim Rudari – Avokat.

“Nuk e përjashtoj si mundësi, që edhe me u keqpërdor, unë sa herë e kam vlerësuar që është e nevojshme, e kam bërë propozimin sepse avokati edhe prokurori e bënë propozimin, e pastaj gjykata e aprovon ose e aprovon, por për këto raste që i quajmë brutale, gjithmonë ka bazë me u caktu një ekspertizë”, thotë Arianit Koci – Avokat.

Ekspertizat psikiatrike, në Kosovë realizohen vetëm në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, që gjendet në QKUK, udhëheqësit e të cilit, vazhdimisht janë ankuar për kërkesa të shumta e kapacitete jo të mjaftueshme.

Megjithatë në një përgjigje me shkrim, nga ky Institut nuk kanë treguar se sa ekspertiza psikiatrike, kanë realizuar vitin e kaluar dhe sa muajin janar, por vetëm kanë treguar për kapacitet që kanë .

“IPFK ka gjithsej tri reparte me shtretër dhe një repart për trajtim ambulator. IPFK ka gjithsej 36 shtretër, ku prej tyre 24 shtretër apo dy reparte janë për trajtim te detyrueshëm psikiatrik me ndalim. Këto dy Repartet pra 24 shtretër janë te ndara me nga 12 shtretër e qe janë për trajtim te detyrueshëm psikiatrik me ndalim, ku një repart është reparti i ri-socializmit dhe re integrimit me 12 shtretër dhe tjetri po ashtu me 12 shtretër tjerë për trajtim te detyrueshëm psikiatrik”.

“Reparti i trete është në shërbim të sistemit penal të Kosovës, me po ashtu 12 shtretër për trajtim, diagnostikim, ekzaminim te personave qe gjinden ne paraburgim dhe që janë në burgje (pra të dënuar) por nevojitet trajtimi e që janë raste të shpeshta. Kemi listë të pritjes e që ndryshojnë nga dita në ditë, por se nuk është më shumë se 10 veta qoftë për trajtim të detyrueshëm , qofte për trajtim nga burgjet. IPFK ka kapacitet njerëzor te kualifikuar/profesional për kompletimin e çfarëdo çështje profesionale por nuk ka kapacitete hapësinore për arsye të mungesës së shtretërve dhe infermiereve nëpër reparte. Të gjitha kërkesat e gjykatave që vijnë në IPFK janë për çështje apo vepra penale”, ka thënë SHPEND HAXHIBEQIRI – Drejtor në IPFK.

Në po këtë Institut qëndrojnë edhe personat të cilët janë të dënuar nga Gjykata në Kosovë për vepra të ndryshme penale, por që kanë probleme mendore.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika