Ekspozita “e tmerrit” nga sulmet e 11 shtatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

“Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës”, është thënia e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, thirrje për kujtesë të përhershme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

“Sot nderova kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Jemi në krah të popullit amerikan sikurse çdoherë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve. Amerika është personifikim i lirisë, ndaj në mbrojtje të saj jemi gjithnjë bashkë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

Mbi tre mijë jetë të shuara në sulmin e 11 shtatorit 2001, kthejnë kujtesën e grishin ndërgjegjen sa e çmuar është liria, ka thënë Osmani.

“E kaluara gërshetohet me të tashmen, dhimbja me krenarinë, kujtesa me të sotmen, jonjerëzorja me njerëzoren”, shtoi ajo.

Sipas presidentes, flamuri amerikan kudo si shenjë e mbijetesës se Amerika dhe bota civilizuese nuk zbrapsen para qëllimeve dashakeqe të forcave të errëta, të cilat janë kundër lirisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

Rrëfimin e të birit të një zjarrfikësi amerikan, Osmani e ka quajtur rrënqethës e frymëzues, njëkohësisht.

“Ata që janë reaguesit e parë, të parët e panë tmerrin, të parët e ndjenë dhimbjen e disa nga ta u bënë pjesë e dhimbjes”.

Jetë njerëzish u shuan nga sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë. Mon Gjonbalaj nuk arriti ta gëzojë pensionimin.

Të njëjtën ditë në vend të pensionit fitoi përjetësinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

Ndryshe, të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani.

Aeroplani i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Në më pak se dy orë, të dy kullat 110-katëshe u shembën në një re të madhe tymi.

Në orën 09:37, një aeroplan i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit – selinë e madhe të ushtrisë amerikane pranë Uashingtonit.

Një aeroplan i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani në orën 10:03 të mëngjesit pasi pasagjerët rezistuan.

Mijëra njerëz u plagosën ose u zhvilluan më vonë sëmundje të lidhura me sulmet, duke përfshirë zjarrfikësit që punonin në rrënoja.

Sulmet ishin planifikuar nga Afganistani nga rrjeti ekstremist islamik Al Kaida, lideri i së cilës Osama Bin Laden u vra nga trupat amerikane në Pakistanin fqinj, në vitin 2011.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika