Ekstradohet në Kosovë shtetasi i Shqipërisë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka të bëjë me kultivimin e drogës në Klinë në gusht të vitit 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Klinë / 10:08.2024 – 05:00. Një i […]
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka të bëjë me kultivimin e drogës në Klinë në gusht të vitit 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Klinë / 10:08.2024 – 05:00. Një i dyshuar shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë pasi i njëjti ishte arrestuar në Shqipëri si i dyshuar lidhur me veprat penale të lartcekura. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.















