Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë 27-vjeçari i dënuar për “vjedhje të rëndë”
Një person i kërkuar është ekstraduar me sukses nga Gjermania në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Bëhet fjalë për shtetasin L.M., 27 vjeç, i cili ishte subjekt i një urdhërese gjyqësore për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ai ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Ekstradimi u realizua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar […]
Një person i kërkuar është ekstraduar me sukses nga Gjermania në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për shtetasin L.M., 27 vjeç, i cili ishte subjekt i një urdhërese gjyqësore për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ai ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.
Ekstradimi u realizua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve, në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, i dënuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
“I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale.















