Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Gjermania në Kosovë, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, me urdhër të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “grabitje”.
Ai gjithashtu dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.
Policia thekson se ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.
Në njoftim thuhet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.