Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Autoritetet italiane e kanë ekstraduar për në Kosovë, shtetasin kosovar F.V. pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprat “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe […]
Autoritetet italiane e kanë ekstraduar për në Kosovë, shtetasin kosovar F.V. pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprat “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane, njofton Dukagjini.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, për procedurat tjera ligjore.















