Një shtetas gjerman është ekstraduar sot nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej nga autoritetet gjermane përmes INTERPOL-it në lidhje me veprën penale të trafikimit me narkotikë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 1 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për shtetasin gjerman me inicialet A.R., i cili ishte arrestuar më herët në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Gjermanisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.