Policia e Kosovës ka ekstraduar sot në Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet e atjeshme për veprën penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar më herët në Kosovë nga njësitet për bashkëpunim ndërkombëtar policor, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët relevantë.
Ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e personave të kërkuar.