Një shtetase e Shqipërisë, e kërkuar nga autoritetet shqiptare me letërreshtim ndërkombëtar të INTERPOL-it, është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi është bërë më 1 shtator, përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
E dyshuara ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Sipas Policisë, këto vepra dyshohet se janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Pas përfundimit të procedurave, ajo është dorëzuar tek autoritetet shqiptare për të vazhduar procedurat ligjore.