Policia e Kosovës ka bërë të premten ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova në Shqipëri, i cili ishte i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 21 gusht, përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Personi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.
Ai dyshohet për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.