Ekstradohet nga Shqipëria një person i kërkuar për vrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është realizuar ekstradimi nga Shqipëria në Kosovë i një shtetasi kosovar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje”.

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar në pikën kufitare në Vërmicë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Personi, i cili ishte në arrati, ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Është shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasje’, për të cilën është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dënuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, për procedim të mëtejshëm ligjor dhe dërgim në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

ILECU ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika