Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një shtetas i Kosovës me inicialet K.B. është ekstraduar të martën nga Zvicra në Kosovë, pasi kërkohej nga autoritetet kosovare me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë'”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, ekstradimi u realizua në bazë të legjislacionit në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Zvicrës. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive kompetente për vazhdimin e procedurave ligjore.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika