Ekstradohet një person nga Belgjika dhe arrestohet një tjetër në Prishtinë me urdhër ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Belgjika dhe arrestimin e një shtetasi të huaj në Prishtinë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, shtetasi kosovar L.B. është ekstraduar nga Belgjika drejt Kosovës pasi ishte arrestuar nga autoritetet belge, në bazë të një letër rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Pas mbërritjes në vend, ai është dorëzuar në njësitet përkatëse të Policisë në rajonin e Prizrenit, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Ndërkohë, po sot rreth orës 13:45, në Prishtinë është arrestuar shtetasi gjerman A.J., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Spanjës.

Ai është ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar dhe është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vijojnë procedurat ligjore përkatëse.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika