Ekstradohet një person nga Kosova për në Gjermani, dhe një tjetër nga Gjermania për në Kosovë

Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datën 15 dhe 16 korrik 2026  kanë realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani ndërsa tjetrin nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas njoftimit, me datën 15 korrik është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.

Ndërsa me datën 16 korrik nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të dy ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane.

Të fundit nga rubrika