Ekstraterritorialitet i Kishës Serbe – Konjufca: Nga DASh kam marrë garanci që nuk ka asgjë përtej “Ahtisaarit”

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë në diskutimet e Kuvendit lidhur me formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ai ka reaguar ndaj pretendimeve për ekstraterritorialitetin e kishave serbe dhe ka theksuar se ky është një interpretim i gabuar i situatës

Sot në Kuvendin e Kosovës, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë në diskutimet lidhur me formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe dhe pretendimet për eksterritorialitet.

Konjufca theksoi se kritikat për eksterritorialitet janë të pavendosura dhe qëllimi është të ngarkohet Kosova me pretendime të paqëruara.

Ai gjithashtu informoi se ka biseduar në Departamentin e Shtetit në SHBA dhe ka marrë garancën se SHBA nuk sheh asgjë më shumë sesa është përcaktuar në Planin e Ahtisarit për statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

Konjufca shtoi se formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse është i lidhur me një projektligj që duhet të votohet me mbështetjen e Listës Serbe.

“Veç po silleni po deshta diçka. Kjo vetëm nëse e keni me qëllim të keq me ngarku Kosovën me diçka që s’është. Kur kam qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë sqarime rreth temës që po interpretohet si ekstraterritorialitet i kishave, e kam marrë garancinë në DASh se nuk e kuptojnë këtë çështje asgjë përtej Planit të Ahtisaarit”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai ka theksuar se “kur po ju dëgjoj juve me këto eksterritorialitete, me diçka që s’është e vërtetë, kjo është vetëm nëse po doni vetë me e bo kur të vini në pushtet. Përndryshe, ju kisha lutur me e marrë këtë garanci. Për këtë çështje kam shkuar atje i kam pyetur. Ata thanë krejt çka kuptojmë ne, në kuptim të statusit të kishës, nuk kuptojmë asgjë më shumë se zonat e mbrojtura që i keni pranuar me Ahtisarin”.

“E çka është formalizmi i statusit, që ai projektligji që o tu prit, që s’po munet me u bo pa Listën Serbe, është që s’ka status të formalizuar Kisha Ortodokse Serbe. Ju lutem për gjithçka që doni m’i ngarku Kosovës më shumë se kjo që po them unë. Ju kisha lutur për gjithcka që mendoni se ka ma shumë, konsultoheni me qata që jam konsultuar unë”, ka përfunduar Konjufca.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika