Ekzekutohen 100 eurot e qeverisë për punëtorët e sektorit privat

100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës kanë filluar të ekzekutohen për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se tashmë është kryer pagesa e shtesës prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.

Sipas Muratit, janë rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të tjerë të vetëpunësuar, që kanë përfituar nga kjo masë.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 eurosh për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Pra, gjithsej, 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”, ka thënë ministri Murati.

Ilustrim

Në njoftimin e tij thuhet se kanë mbetur edhe aplikuesit që janë lajmëruar në muajin mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në muajin shkurt. Pagesa për këtë kategori sipas tij do të bëhet në muajin qershor.

“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, ka thënë Murati.

Kurse për studentët, ditë më parë Murati kishte bërë të ditur se shtesat prej 100 eurosh do t’u dalin ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika