Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët

Të martën e 29 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 110 të saj, ka aprovuar kërkesat e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pakos për përballje me inflacionin, ku parashihet ndarja e shtesave prej 100 eurosh për punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe studentët. Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të mërkurën, studentët do të pranojnë mbështetjen e prej 100 eurosh





Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të mërkurën, 50,778 studentë do të pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se një mbështetje e tillë nuk mbaron me kaq.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, ka shkruar Murati.

Të martën e 29 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 110 të saj, ka aprovuar kërkesat e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pakos për përballje me inflacionin, ku parashihet ndarja e shtesave prej 100 eurosh për punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe studentët.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika