El Salvadori uron Kosovën për 17 shkurt
El Salvadori ka uruar Kosovën për nder të 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidenti I El Salvadorit, Nayib Bukele, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur urimet më të sinqerta për Osmanin dhe për qytetarët e vendit tonë, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të forcës dhe përkushtimit […]
El Salvadori ka uruar Kosovën për nder të 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti I El Salvadorit, Nayib Bukele, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur urimet më të sinqerta për Osmanin dhe për qytetarët e vendit tonë, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të forcës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës ndaj historisë dhe identitetit të tyre.
Duke përgëzuar përparimin që ka arritur Kosova, Presidenti Bukele ka ripotencuar vullnetin e El Salvadorit për t`i forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Në fund të mesazhit, presidenti Bukele ka përcjellë urimet më të mira për mirëqenie, prosperitet dhe sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar se kjo festë duhet të jetë një burim gëzimi dhe një angazhim ndaj idealeve që kanë formësuar shtetin e Kosovës.















