Elbenita Kajtazi debuton me rolin e Mimit në Semperoper Dresden

Elbenita Kajtazi, soprano nga qyteti i Mitrovicës ka arritur që të realizojë ëndrrën e saj. Ajo do të debutojë me rolin e Mimisë nga opera La Bohem

Elbenita Kajtazi

Sopranoja nga Mitrovica, Elbenita Kajtazi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që paraqitja e saj e radhës do të realizohet sot në teatrin Semperoper Dresden të Gjermanisë.

Pas shumë roleve të rëndësishme me të cilat ajo debutoi, tani i erdhi koha edhe Mimisë, rol i cili ishte ëndërr që nga koha e studimeve për sopranon nga Kosova.

“Jam shumë me fat që këtë rol do ta debutoj këtu në Semperoper, sepse është një teatër i mrekullueshëm me një akustikë fantastike dhe një orkestër që merr frymë me ty”, ka thënë ajo.

Kajtazi e ka pritur me padurim debutimin me këtë rol, por fatkeqësisht ka pasur vetëm tri ditë prova për këtë paraqitje.

“Vetëm me tri ditë prova të debutosh është çmenduri”, ka thënë ajo duke shtuar se vajzat shqiptare janë të zonja të sfidohen.

”Ne vajzat shqiptare jemi të guximshme, kështu që i mirëpresim këto sfida që na vijnë në jetë dhe unë i dua sfidat shumë”, ishin fjalët e saj në videomesazhin e publikuar në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika