Elefanti që nuk po bie nga pema, Mikel Arteta – arkitekt i degës së pathyeshme

Pak skuadra kanë pasur rekord më të mirë se Arsenali i këtij sezoni kur përmenden pikët e grumbulluara pas pjesës së parë të kampionatit.

Me fitoren në minutat e fundit përballë Manchester United, topçinjtë e drejtuar nga Mikel Arteta kanë shkuar në kuotën e 50 pikëve pas 19 ndeshjeve të para të sezonit – duke fituar plot 16 nga këto takime, me vetëm dy barazime e një humbje.

Mund të duket shprehje e shumë përdorur – por po të pyeteshin tifozët e 13 herë kampionëve të Anglisë në muajin gusht për synimet sezonale, rrallë kush do kishte guxim ta përmendte titullin kampion.

No description available.

Sot, kjo jo vetëm që duket realitet, por të besuarit e spanjollit Arteta, nga të gjithë, konsiderohen favoritët kryesor.

Dje, kundër Manchester United, rezultati ishte i afërt, por dominimi dhe vendosmëria që treguan në fushë londinezët, ishte e një niveli të paparë në kohët e fundit, jo vetëm në futbollin anglez, por edhe në futbollin botëror.

Afro 100 prekje në zonën e kundërshtarit tregojnë qartë se çfarë loje ka bërë Arsenali, dhe sa shumë është transformuar skuadra me rrjedhën e sezonit.

Ky Arsenal është i transformuar, ky Arsenal është i bindshëm dhe ky Arsenal pas shumë kohësh është skuadra më e mirë në ishull.

Topçinjtë nuk janë lider vetëm në renditjen tabelore të pikëve, ata janë lider edhe në renditjen e skuadrës më të re në ligë.

Mosha mesatare e skuadrës nga “Emirates” është 24.2, duke qenë kështu ekipi më i ri në moshë në elitën e futbollit anglez.

Granit Xhaka është me 30 vite mbi supe, si lojtari më i vjetër në 11-shen startuese të Artetas, dhe Partey është 29 vjeçar, mirëpo pjesa tjetër e skuadrës është e mbushur me lojtarë që nuk premtojnë vetëm për aktualitetin, por premtojnë shumë edhe për dekadën e ardhshme.

No description available.

Odegaard, Nketiah, Martinelli, Saka, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Ramsdale, Ëhite, Tomiyasu, Zinchenko, Tierney, Silva, Nelson, Jesus e shumë emra të tjerë, duket se do të ndërtojnë një dinasti që do të shkruhet me të arta në librat e historisë së rekordmenëve të kupës më të vjetër në histori të futbollit, FA Cup.

Merita më e madhë për gjithë këtë sukses, shkon te Mikel Arteta – që në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te secili lojtar në skuadrën, duke arritur që të gjithë, në një mënyrë apo tjetrën t’i shndërrojë në vendimtarë.

No description available.

Shembulli ideal për punën e spanjollit është pikërisht Granit Xhaka, që nga prag largimi prej klubit është shndërruar në liderin absolut të skuadrës.

Kanë mbetur edhe 19 ndeshje deri në mbyllje të sezonit të Premier League, por ky Arsenal është bindshëm favorit që të ngritë në qiell trofeun më te vlefshëm në ishull.

Mirëpo, pa marrë parasysh përfundimi, një gjë është e sigurt – e ardhmja e topçinjëve është mega e ndritur.

No description available.

Elefanti nuk po bie nga pema – siç të gjithë aludonin, Mikel Arteta si duket ka ndërtuar një degë të pathyeshme, në të cilën elefanti po qëndron i qetë duke shijuar lindjen e bukur të diellit dhe gjeneratës së re që synim të vetëm ka, ngjitjen e Arsenalit në piedestalin e ligës më të bukur në botë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika