Elektroseveri në terren, nisin procedurat për faturim
Mesatarisht 19 milionë euro në vit shteti i Kosovës ndër vite ka shpenzuar për energjinë elektrike në pjesën veriore të vendit. E kësaj duket se po i vjen fundi. Furnzuesi Elektrosever tashmë ka përgjegjësinë për të regjistruar dhe identifikuar shtëpitë dhe bizneset që gjenden atje, proces që e ka nisur të enjten. Betim Osmani, asamblist […]
Mesatarisht 19 milionë euro në vit shteti i Kosovës ndër vite ka shpenzuar për energjinë elektrike në pjesën veriore të vendit.
E kësaj duket se po i vjen fundi.
Furnzuesi Elektrosever tashmë ka përgjegjësinë për të regjistruar dhe identifikuar shtëpitë dhe bizneset që gjenden atje, proces që e ka nisur të enjten.
Betim Osmani, asamblist dhe banor në Mitrovicën Veriore po thotë se
“Zyrtarët e Elektroserverit, kanë dal në terren, I kanë informu qytetarët që me 20 euro fillon njëfar inkasimi nga janari i 2024-tës, për biznese është 25 euro deri sa të futet në sistem e gjithë infrastruktura që duhet të ndrrohen orat dhe të bëhen investime të tjera”, ka thënë ai.
Që zyrtar të Elektrosever kanë dal në zona të ndryshme në veri janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë në një njoftim që kanë bërë Elektrosever thuhet se nuk kanë hasur në rezistencë dhe se faturat e para do të llogariten në bazë të shumës minimale.
“Në periudhën paraprake kemi numëruar njehsorët në mjediset serbe, për të bërë një prerje të tërthortë të situatës aktuale dhe kemi hasur në një mirëkuptim dhe në të vërtetë një pritje më se korrekte të njerëzve tanë. Kur të mbarojmë këtë pjesë të punës në terren, mund të flasim për faturat e para, të cilat do të llogariten në bazë të shumës minimale paushall”.
Nga marsi i këtij viti shtëpitë e banorëve serb të veriut të Kosovës do të marrin faturat e rrymës për energjinë e shpenzuar. Kjo çështje u arrit pas negociatave të shumta që u bënë liderët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.















