Elezi: Kosova e ekspozuar ndaj një rreziku shumë serioz

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Kosova është e ekspozuar ndaj një rreziku shumë serioz vlerëson njohësi i Sigurisë, Bedri Elezi.

Sipas tij, kjo situatë vjen pasi personat që kishin marr pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ende janë të lirë dhe se Serbia ka pozicionuar forca ushtarake në kufi me vendin tonë.

Në një bisedë në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, Elezi theksoi se në këtë situatë Kosova asesi nuk duhet larguar nga tavolina e bisedimeve me Serbinë.

“Çdo largim prej tavolinës do të thotë luftë, çdo largim prej negociatave do të thotë dhunë. Kosova ka treguar se në vazhdimësi ka përfituar nga negociatat duke rezonuar krahas kërkesave që kanë ardhë nga aleatët ndërkombëtarë. Prandaj, aktualisht Kosova nuk duhet asesi të largohet nga tavolina e bisedimeve e të insistojë që fillimisht Serbia të ndëshkohet për të vazhduar me dialogun. Kjo duhet të shkoj paralelisht, Kosova të vazhdojë bisedimet dhe të insistojë t’a vendos para përgjegjësisë Serbinë, për rastin terrorist në Banjskë të Zveçanit”, theksoi Elezi për Radio Dukagjini.

Duke pasur parasysh se BE-ja tashmë po përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme dhe reagimin e shumë vendeve për luftën mes Izraelit dhe organizatës Hamas, Elezi theksoi se edhe kjo luftë mund të ndikojë në sigurinë e vendit tonë.

“Fatkeqësisht çdo luftë dhe çdo aktivitet dhune kudo që ndodh në botë, do të ketë ndikim direkt apo indirekt edhe në territorin e Kosovës. Prandaj, ne duhet që t’a shfrytëzojmë kohën dhe sa më shpejt të mbyllim çështjet e hapura me Serbinë, sepse çdo konflikt i ri, Kosovën do t’a bëjë më të dobët për shkak të fokusit që do t’a kenë shtetet e botës, në vendet siç është tash Izraeli”, ka thënë Bedri Elezi.

Gjatë bisedës në emisionin Magazina, Bedri Elezi kërkoi hetim të pavarur për sulmin terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës, në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika