Elezi për zgjedhjet në veri: KQZ do të pret vendimin zyrtar të presidentes Osmani

Valmir Elezi nga KQZ për RTV Dukagjini rreth zgjedhjeve në veri ka thënë se do të presin vendimin zyrtar të presidentes Osmani për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana

Valmir Elezi nga KQZ





Valmir Elezi nga KQZ për RTV Dukagjini ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pres zyrtarisht vendimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

“Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë tutje Elezi.

Të shtunën e 10 dhjetorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesit politikë ka treguar se është marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në muajin prill, derisa data e saktë do të bëhet publike nesër ose sonte në mbrëmje.

“Diskutuam rreth datës më të përshtatshme dhe kohës së përshtatshme dhe në fund me konsensus të plotë, pas propozimit tim erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë e muajit prill, sonte ose më largu nesër në mëngjes do t’i tregohet publikut”, ka deklaruar Osmani.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika