Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 22 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve dhë numërimi i votave të kandidatve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

“Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,790 nga 2,498 vendvotime apo 71.65%”, tha Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5). E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21). E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); dhe 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).

Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 16 QKN-të tjera: Istog (56/60), Fushë Kosovë (43/62), Skenderaj (57/71), Malishevë (46/72), Drenas (60/73), Lipjan (67/83), Suharekë (59/86), Vushtrri (58/89), Mitrovicë e Jugut (80/100), Podujevë (80/103), Gjilan (64/127), Pejë (97/135), Gjakovë (84/144), Ferizaj (101/146), Prizren (101/232), Prishtinë (82/262).

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika