Eliminohen mbi 1 mijë mjete të rrezikshme eksplozive në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka larguar 1 mijë e 447 mjete të rrezikshme eksplozive të cilat janë gjetur disa ditë më parë nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Ilustrim

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar mbi eleminimin e mbi një mijë mjeteve eksplozive në qytetin e Ferizajit. Ky operacion është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së, në fshatin Babaj të Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka treguar se janë asgjësuar 1447 municione eksplozive të cilat ishi gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Është bërë e ditur se ky operacion ishte bashkëpunim mes Ekipeve të EOD-së, KFOR-it Amerikan dhe atij Ukrainas.

Ilustrim

“Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës, EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive”, thuhet në njoftim.

Përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtar, Kompania e Deminimit ka bërë të ditur se do të vazhdojë deri në asgjesimin e të gjitha municioneve eksplozive te cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika