Ellen DeGeneres: U shpërngula në Britani për shkak të Trump

Ylli i njohur amerikan i televizionit, Ellen DeGeneres, është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që prej këtij vendimi, duke zbuluar se arsyeja kryesore për largimin ishte rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së.

Gjatë një paraqitjeje në Cheltenham, Gloucestershire, Ellen tha hapur: “Vendosa të zhvendosem në Angli një ditë pas rizgjedhjes së Trump. Jeta është thjesht më e mirë këtu”.

E shoqëruar nga gruaja e saj, Portia de Rossi, komedianja shtoi se po shqyrtojnë mundësinë për t’u martuar sërish në Britani, si shenjë proteste ndaj përpjekjeve të vazhdueshme në disa shtete amerikane për të anuluar të drejtën për martesat gej.

“Amerika mund të jetë ende e frikshme për njerëzit që thjesht duan të jenë vetvetja”, theksoi ajo.

Në këtë dalje publike, DeGeneres foli gjithashtu për kritikat që u drejtuan ndaj saj për një vend pune toksik gjatë drejtimit të emisionit të saj, që përfundoi në vitin 2022.

Ajo pranoi se “ka qenë shumë e drejtpërdrejtë” në stilin e saj të komunikimit, por mohoi kategorikisht akuzat, duke i quajtur “karrem për klikime”./BBC

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika