Elon Musk ndryshon emrin në Kekius Maximus në X

Elon Musk, duke ndryshuar emrin dhe profilin e tij në X në "Kekius Maximus" me imazhin e Bretkosës Pepe, ka nxitur spekulime dhe rritje të vlerës së memecoin, duke aktivizuar botën e kriptovalutave

Elon Musk

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social X, duke e bërë “Kekius Maximus”.

Ky sipërmarrës – njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump – nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, në të cilën është tani karakteri Bretkosa Pepe – një imazh humoristik [meme] që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.

Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës memecoin – valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet – që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.

Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë.

“Kekius” duket se është latinizim i fjalës “kek” që nënkupton “qeshje me zë të lartë” dhe e cila është popullarizuar nga adhuruesit e lojrave online.

“Kek” është edhe emri i zotit egjiptian të errësirës, dhe që shpesh përshkruhet me kokën e bretkosës.

Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika