Elon Musk paditet nga Twitter

Miliarderi i njohur Elon Musku është paditur nga Twitter për arsyje sepse menjëher pas marrveshjes e cila është arritur më 25 prill me Twitter, ai pretendoj që të jep dorëheqje

Twitter padit Elon Muskun

Twitter të martën e 12 korrikut ka treguar se e ka  paditur miliarderin, Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

Miliarderi Elon Muksu së bashku me Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi qw ai tha se  të premten se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit  është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer, që shpesh merret me mosmarrëveshje biznesore të shumë korporatave, përfshirë edhe të Twitter-it.

Elon Musku

Musk tha të premten e 8 korrikut, se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social. Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra miliona të dhëna për postimet ditore.

Kompania tha se besohet se rreth 5 për qind e llogarive të hapura në këtë platformë janë të rreme. Musk po ashtu ka pretenduar se Twitter ka shkelur marrëveshjen me të, duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë qw ai i kishte për krah.

Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas u pajtua.

Më 25 prill, Twitter tha se ka vendosur që t’ia shesë kompaninë miliarderit Musk për 54.20 dollarë për aksion. Në një deklaratë të përbashkët, Musk u zotua se do hiqte disa prej kufizimeve të lirisë së shprehjes dhe do të largonte llogaritë e rreme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika