Miliarderi i njohur dhe pronari i Starlinkut, Elon Musk ka thënë se  Starlinku, një ofrues i shërbimit satelitor të internetit, do të ofrojë lidhje interneti për organizatat e ndihmës në Gaza që njihen dhe mbështeten nga komuniteti ndërkombëtar.

“Starlink do të mbështesë lidhjen me organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”, ka shkruar Musk.

Starlink will support connectivity to internationally recognized aid organizations in Gaza.

[ComStar]

— Elon Musk (@elonmusk) October 28, 2023

Kjo do t’u mundësojë këtyre organizatave të kenë akses në internet dhe ta përdorin atë për punën e tyre humanitare në Gaza.

Ky shërbimi i Starlinkut u mundësua pas shumë kërkesave në rrjetin social Twitter nga shumë përdorues të cilët kërkonin që Gazës t’i ofrohej internet.

Starlink është një plejadë interneti satelitore që po ndërtohet nga SpaceX, një prodhues privat i hapësirës ajrore dhe kompani transporti hapësinor.