Elshani: Nga nesër mund të ketë bllokada në anën e kufirit të Serbisë, qytetarët t’i mënjanojnë ato rrugë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë se qytetarët e Kosovës sidomos diaspora është mirë t’i mënjanojnë kalimet në pikat kufitare me Serbinë. Ai në një lidhje direkte në “Five”, të TV Dukagjinit tha se në veri situata e përgjithshme është e qetë por ende delikate. “Ka informata se mund të […]
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë se qytetarët e Kosovës sidomos diaspora është mirë t’i mënjanojnë kalimet në pikat kufitare me Serbinë.
Ai në një lidhje direkte në “Five”, të TV Dukagjinit tha se në veri situata e përgjithshme është e qetë por ende delikate.
“Ka informata se mund të ketë bllokada në pikat kufitare në anën e Serbisë, informacionet janë se nesër nga ora 00:00 apo në orën 6. Nga ana e policisë bëjmë thirrje që qytetarët t’i evitojnë këto rrugë. Situata është e qetë, është delikate duke pasur parasysh zhvillimet politike, sidomos që dy vite e këndej, jemi në numër të mjaftueshëm nëse ka nevojë për reagim jemi këtu. Informacioni që e kemi është që nesër në orën 18:00 mund të ketë bllokada. Nga dita e nesërme do të ishte mirë që qytetarët të mos I frekuentojnë ato rrugë, mund të ketë probleme, s’e dimë si do zhvillohet situate në anën tjetër të kufirit”, tha ai.















