Elshani: Nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 [terroristëve], viktimat janë pjesë e procesit gjatë lirimit të territorit nga grupi i armatosur
“Ne nuk kemi pasur qëllim vrasjen 30 [terroristëve] në asnjë moment, por asnjë njeri, qëllimi jonë ka qenë me marrë territorin tonë me liru këtë vend nga grupet e armatosura, dhe nëse gjatë procesit ka pasur viktima ajo është pjesë e procesit”, kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. […]
“Ne nuk kemi pasur qëllim vrasjen 30 [terroristëve] në asnjë moment, por asnjë njeri, qëllimi jonë ka qenë me marrë territorin tonë me liru këtë vend nga grupet e armatosura, dhe nëse gjatë procesit ka pasur viktima ajo është pjesë e procesit”, kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Më tej, ai ka thënë se qëllimin kryesor pse është përdorur fshati Banjskë nga terroristët serbë nuk e di, por, sipas tij, kufiri me Serbinë është shumë afër, është një terren ideal për logjistikë.
“Ndoshta puna kufirit se logjistika ka pasur mundësi të vijë nga ana e kufirit me Serbinë, mirëpo hetimet do të shkojnë me gjatë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se ende rreziku nuk ka kaluar, pasi në pjesën e malit ka shumë mjete të paeksploduar.
“Kemi gjetur shumë mjet të paeksploduar nëpër mal. Konsiderojmë se rreziku ende nuk kaluara”, ka përfunduar Elshani.
![Elshani: Nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 [terroristëve], viktimat janë pjesë e procesit gjatë lirimit të territorit nga grupi i armatosur](/cnt/01a0c1e5-f9b2-7d3a-823a-85c09848bdac__l.webp)














