Elshani për aksionin policor në veri e jug: Ekzekutojmë urdhrat pa hezitim
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për kontrabandë me armë dhe detyrim, në aksionin që u zhvillua të mërkurën në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Prishtinë, ndërsa forcat e policisë në […]
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për kontrabandë me armë dhe detyrim, në aksionin që u zhvillua të mërkurën në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Prishtinë, ndërsa forcat e policisë në veri kanë asistuar gjatë bastisjeve.
Për emisionin FIVE, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka theksuar se nuk kishte njohuri për detajet e hetimit, pasi hetimet ishin udhëhequr nga autoritetet e Prishtinës.
Ai ka theksuar se operacioni ka kaluar pa incidente, ndërsa banorët e rajonit nuk kanë rezistuar.
“Banorët nuk kanë rezistuar, kanë ulur rezistencën banorët, edhe njerëzit e dinë që ne nëse kemi një urdhëresë për me ekzekutu ne bëjmë atë. Në fakt tash ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me bashkësinë, me komunitet me qytetarët në këtë vend, dhe nuk kemi se çfarë të fshehim, nuk bëjmë diçka të kundërligjshme”, ka deklaruar Elshani.
Elshani po ashtu ka theksuar rëndësinë e informacionit që policia merr nga komuniteti, sidomos nga qytetarët e veriut.
“Informacionet që i marrim në rrugë operacionale vijnë kryesisht nga qytetarët e veriut, dhe ky bashkëpunim është vetëm duke u bërë më i mirë”, ka shtuar Elshani.















