Elshani për policët serbë që po japin dorëheqje: Nuk ka kërcënime me vdekje, por kemi vërejtur presion politik

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, duke theksuar se këta të fundit janë duke u përballur me presion politik. Sipas Elshanit, kjo është mënyra se si ata po binden që të largohen nga Policia e Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, te të cilët ka thënë se ka vërejtur presion politik.

“Nuk ka kërcënime me vdekje por kemi vërejtur presion politik”, ka thënë Elshani në konferencën “Vlerësimi i gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit”.

Tutje, ai ka sqaruar se si po binden serbët lokalë të Kosovës të largohen nga Policia e Kosovës.

“Policet që po japin dorëheqje po takohen fillimisht në Rashkë, pastaj kur po vijnë këtu po e ofrojnë dorëheqjen”, ka sqaruar Elshani.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika