Elshani: Policia sot bastisi 13 lokacione në veri, ndërlidhen me sulmin në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se Policia sot ka bastisur 13 lokacione në veri që ndërlidhen me sulmin në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një lidhje direkte në “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion të bastisjes në 13 lokacione në veriun e vendit, 7 në Mitrovicë Veriore, 3 në Zveçan dhe 3 në Leposaviq.

“Kjo është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhen me sulmin në Banjskë më 24 shtator të këtij viti”, ka thënë Elshani, duke shtuar se deri më tani nuk ka të arrestuar.

“Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë tutje se dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit po vazhdojnë të kryejnë punën në veri të vendit dhe kudo tjetër në territor të Kosovës.

“Situata është e qetë (në veri) por delikate duke marrë parasysh zhvillimet politike që po ndodhin në këtë vend. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur që të përgjigjemi në çfarëdo situate. Ne jemi policë, me Polici, me punën tonë vjen edhe rrezikshmëria, e pranueshme për neve…Nuk do ta ndërprejmë punën në asnjë moment, do të shkojmë atje ku na dërgojnë hetimet”, ka shtuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika