Pas përfundimit të procesit të verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka deklaruar se gjatë numërimit janë hasur fletëvotime me numra serikë të vendvotimeve të ndryshme.
Në një postim në Facebook, Elshani shkruan se përzierja e fletëvotimeve nga klasat dhe shkollat e ndryshme ka qenë shqetësuese dhe është evidentuar në disa vendvotime.
Ai thekson se të gjitha dëshmitë dhe rastet e mbledhura do të adresohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe procesi do të ndiqet deri në fund, duke kërkuar rivotim për qytetarët e Mitrovicës.
“Sapo përfundoi procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.