Elshani: Që nga hyrja në fuqi e vendimit të BQK-së për dinarin, s’kemi pasur ndonjë rast për ndërhyrje

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, teksa ka folur për situatën në veri të vendit pas ndalimit të dinarit, theksoi se që nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit e deri më tani, nuk kanë hasur në ndonjë rast për të cilin do të nevojitej ndërhyrja e Policisë

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, ka folur për situatën në veri të vendit pas ndalimit të dinarit.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Elshani theksoi se që nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit (më një shkurt), e deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë rast për të cilin do të nevojitej ndërhyrja e Policisë.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion saktë për procedurat se si duhet të veprohet sidoqoftë kur kemi raste kur do të kishim ndonjë veturë që do të kishte me vete para me vete e ndalojmë dhe e njoftojmë doganën të cilët më pas konsultohen me BQK-në, dhe nëse ka nevojë ndërhyjmë ne ose rastin e marrim ne ose dogana. Ne nuk kemi pasur asnjë rast të tillë prej një shkurtit”, tha ai.

Elshani po ashtu potencoi se situata e sigurisë në veri është e qetë.

“Situata e sigurisë është e qetë, është delikate duke marrë parasysh krejt zhvillimet që kanë ndodhur që nga viti 2022 e deri tash, po merremi me raste normale. Ndërsa në rast që ndodhë diçka jemi të gatshëm që të reagojmë”, tha ai.

Teksa foli për shkrimet e grafiteve që kanë ndodhur ditëve të fundit, Elshani tha se vetëm njëra prej tyre ka qenë vepër penale, e cilësuar si “nxitje e urrejtjes”, por ai thotë se nuk ka ndonjë gjë për të cilën duhet shqetësuar.

“Janë që 2-3 net që po dalin këto shkrime, dikush flet kundër Millan Radojçiqit dikush kërkon nga ai që të rikthehet në Kosovë. Njëra është vepër penale, nxitje e urrejtjes, nuk ka diçka për t’u brengosur…”, shtoi më tej Elshani.

Në anën tjetër, Elshani tregoi edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Policia e Kosovës ka bashkë me EULEX dhe KFOR-in.

“Kemi bashkëpunim të mirë, të shëndoshë, me EULEX-in, kemi numër të mjaftueshëm të tyre, janë gjithmonë afër neve… ndërsa KFOR-in si reaguesin e tretë ta quajmë, e kemi bashkëpunimin shumë të mirë, partneritet të shëndoshë”.

Ai potencoi se nuk ka asnjë zonë në veri të Kosovës që nuk kontrollohet nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika