Elshani shpalos detaje për sulmin në lokalin që Sveçla e vizitoi të premten

Me koktej molotovi është sulmuar pastiçeria në Mitrovicë të Veriut, e të cilën e vizitoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla të premten.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se rasti është cilësuar si tentim për zjarrëvenie, derisa ende nuk ka persona të dyshuar për këtë.

Elshani, përmes një videolidhje direkte në “Five” të Dukagjinit, u shpreh se “ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar”. Teksa ka shtuar se policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Jo nuk janë identifikuar. Ne vlerësojmë se ka pasur tentim zjarrvënie. Fillimisht është thyer një xham i derës dhe është hodh koktell molotovi, i cili nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia është duke punuar në hetime të mëtutjeshme. Situata në veri të vendit është e qetë dhe delicate që para dy vitesh. Policia është kudo, në çdo vend për sigurinë e qytetarëve. Po, në vazhdimësi, territori i gjerë, nuk përjashtojmë raste të tilla”, deklaroi Elshani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika