Elvira Zogaj, bija e invalidit të luftës tregon se si iu shua ëndrra që të bëhej police

Në emisionin "Radar me Edita Doli" në RTV Dukagjini, dëgjuesja e pranishme në studio ka rrëfyer ëndrrën e saj të parealizuar, me të cilën ka përcjellur emocione ndaj të pranishmit në studio, dhe dëgjuesit e shikuesit të emisionit

Elvira Zogaj, mes lotësh, tregon për ëndrrën e saj të parealizuar, në “Radar” në Radio Dukagjini

Dëgjuesja e “Radar-it” që tash e sa vite, Elvira Zogaj ka ndarë me dëgjuesit një shkrim të sajin shumë emocional, që tregonte për ëndrrën e saj për t’u bërë police dhe për të bërë krenarë babin e saj, i cili është invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me sytë që i rrjedhshin lot, Elvira arriti të përcjellë emocione të forta tek të pranishmit në studio, dhe dëgjuesit e shikuesit të “Radar-it”.

Ajo përnes letrës së shkruar, ka treguar dashurinë e pa ndalur për punën e ëndërruar si police dhe zhgënjimin e saj për mospranim pas tri herë konkurrim.

Ajo ka thënë se në Kosovë nuk iu mundësohet punësimi atyre që një punë e kanë pasion, pasi sipas saj duhet të kesh dikë të afërm në institucionet e larta, që kanë funksion në shtet për të realizuar ëndrrën.

Ndërsa, tani në moshën 28 vjeçare, ajo ka humbur shpresën se ndonjëherë në të ardhmen do të jetësojë ëndrrën e saj.

Kjo ishte dita e tretë që dëgjuesit patën mundësinë të bashkëmoderojnë në emision, ndërkohë që java e dëgjuesve do të vazhdojë deri të premten.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika