Elvis Mulaj me kitarë, përformon në Radio Dukagjini

Emisioni “Super Trend” çdo të mërkurë në studion e Radio Dukagjinit sjell artista shumë të talentuar, të cilët edhe përformojnë live.

Sonte në “Super Trend” me Drilona Shalën i ftuar ishte artisti Elvis Mulaj, i cili pos përformancave solo, është edhe pjesë e grupit “Bulza me djemtë“.

Ai thotë se me kitarë ka filluar të bëjë muzikë vetëm për dëshirën e tij, dhe nuk e ka pasur ndonjë qëllim që t’i futet muzikës apo ta bëjë këtë profesion. Megjithatë deklaron se kur e ka dëgjuar Bulza Havollin duke kënduar, i ka pëlqyer aq shumë saqë ka vlerësuar se është një artiste që ia vlen të bëhet muzikë me të.

Mulaj ka deklaruar se është fans i muzikës shqip, duke shtuar se i pëlqen muzika popullore, ajo e lehtë e roku. E disa këngë të bukura shqipe, ai i përformoi live, duke krijuar një atmosferë të bukur në studion e Radio Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika