Email-et e reja zbulojnë: Trump ishte në dijeni për veprimet e Jeffrey Epstein

Jeffrey Epstein dhe Donald Trump

Email-e të reja të publikuara të mërkurën pretendojnë se presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në dijeni për veprimet e abuzuesit seksual tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Dokumentet, të publikuara nga demokratët e Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshijnë një mesazh ku Epstein shkruan se “sigurisht që [Trump] e dinte për vajzat” që ishin rekrutuar për rrjetin e tij të trafikut seksual.

Publikimi pritet të shtojë presionin ndaj Shtëpisë së Bardhë për të bërë publike të ashtuquajturat “dosje Epstein”.

Në një nga memorandumet e vitit 2011, Epstein i kishte shkruar bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, se Trump kishte “kaluar orë të tëra në shtëpinë time” në shoqërinë e një prej viktimave të trafikuara seksualisht.

Dokumenti e përshkruan presidentin si “atë qen që s’ka lehur”, duke vënë në dukje se emri i tij “asnjëherë nuk është përmendur” zyrtarisht në lidhje me skandalin që ka errësuar mandatin e tij të dytë në zyrë.

Një mesazh tjetër, dërguar nga Epstein në prill të vitit 2011 biografit të Trump-it, Michael Wolff, tregon se Trump i kishte kërkuar atij të largohej nga resorti “Mar-a-Lago”, klubi ekskluziv në Florida.

Por Epstein shkruante se “nuk kam qenë kurrë anëtar” dhe shtonte: “sigurisht që ai e dinte për vajzat, sepse i kërkoi Ghislaine-it të ndalonte.”

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein, po vuan aktualisht një dënim prej 20 vjetësh burg për trafikim seksual, përfshirë rekrutimin e vajzave të mitura për abuzim.

Trump vazhdimisht ka mohuar se kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein, i cili kreu vetëvrasje në vitin 2019 ndërsa ndodhej në paraburgim federal.

Megjithatë, demokratët akuzojnë administratën e tij për fshehje të mundshme të përfshirjes dhe kërkojnë publikimin e dokumenteve të njohura si “Epstein Files”.

Në një deklaratë, anëtari kryesor demokrat i komisionit, Robert Garcia, tha:
“Sa më shumë që Donald Trump përpiqet të fshehë dosjet e Epstein, aq më shumë zbulojmë.

Këto email-e të fundit ngrejnë pyetje serioze për atë që Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke fshehur dhe për natyrën e marrëdhënies mes Epstein dhe presidentit”./TheGuardian

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika