Emaili i Pentagonit: Masa ndaj aleatëve të NATO-s për mungesë mbështetjeje në luftën me Iranin

Një email i brendshëm i Pentagonit ka zbuluar opsione të mundshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrton për të ndëshkuar disa aleatë të NATO-s, të cilët konsiderohen se nuk kanë mbështetur mjaftueshëm operacionet amerikane gjatë luftës me Iran.

Sipas raportimit të Reuters, dokumenti përfshin ide të tilla si pezullimi i Spanjë nga aleanca dhe rishikimi i qëndrimit amerikan ndaj pretendimit të Mbretërisë së Bashkuar mbi Ishujt Falkland.

Emaili reflekton frustrimin e administratës së presidentit Donald Trump për refuzimin ose hezitimin e disa vendeve evropiane për t’i dhënë SHBA-së qasje në bazat e tyre ushtarake, si dhe të drejtën e kalimit ajror (ABO), gjatë operacioneve kundër Iranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, këto leje konsiderohen si minimumi i angazhimit në kuadër të NATO-s.

Një nga opsionet e përmendura është kufizimi i vendeve “problematike” nga pozita të rëndësishme brenda NATO-s.

Presidenti Trump ka kritikuar ashpër aleatët evropianë për mungesë angazhimi, veçanërisht për mosdërgimin e forcave detare në ngushticën strategjike të Hormuzit, e cila u mbyll pas fillimit të luftës ajrore më 28 shkurt. Ai madje ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, duke e cilësuar aleancën si të njëanshme.

Ndërkohë, zyrtarë të administratës amerikane kanë theksuar se NATO nuk mund të funksionojë si një rrugë njëkahëshe, duke kritikuar veçanërisht Spanjën për refuzimin e përdorimit të bazave dhe hapësirës ajrore për sulme ndaj Iranit. Megjithatë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka minimizuar rëndësinë e raportimeve, duke deklaruar se vendi i tij vepron mbi baza zyrtare dhe jo mbi emaile të brendshme.

Dokumenti gjithashtu sugjeron mundësinë e rishikimit të mbështetjes diplomatike amerikane për territore të diskutueshme si Ishujt Falkland, një çështje historikisht e ndjeshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika