Emërtimi femicid për shoqërinë kosovare: Një term i ekzagjeruar

Sociologu kosovar, Jeton Brajshori ka thënë se emërtimi femicid për shoqërinë kosovare është një term i ekzagjeruar, kështu duke shtuar “të drejtat e grave tek ne duhet të respektohen të avancohen tutje, por ato nuk përmirësohen duke përdorur terma të tillë sepse mund të ketë efektin e kundërt çdo gjë që ekzagjerohet shkakton dëme”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputetja e VV-së, Arjeta Fejza (ilsutrim)

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës të enjten, pati një përplasje në mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së VV-së, Arjeta Fejza.

E, e gjithë kjo filloi kur, Fejza e VV-së tha se në Kosovë ka femicid, e, kjo i pengoi Musliut të PDK-së e cila reagoi ndaj saj, duke thënë se kujt po i konvenon që ta quajnë shoqërinë kosovare shoqëri femicide.

“Ka diskutime të ndryshme që bëhen në këtë linjë, mirëpo tendenca për me e relativizu këtë çështje, sepse në Kosovë i kemi 66 gratë të vrara dhe të themi se nuk vriten vetëm pse janë gra. Kjo është e papranueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të kemi sa më shumë barazi e drejtësi. Mendoj që s’do mend se ka femicid dhe ka vrasje të grave sepse janë gra”, deklaroi Fejza.

Musliu theksoi se në Kosovë nuk ka femicid po ka dhunë ndaj grave, ka vrasje ndaj grave por edhe ndaj burrave.

“Prita që po reagoni ndaj deklaratës së Arjetë Fejzës, tha që në Kosovë ka femicid, kujt po i konvenon që me bë shoqërinë tonë shoqëri femicide, në shoqërinë tonë nuk vriten gratë vetëm pse janë gratë, kuptojeni një herë e përgjithmonë, fjala femicid do të thotë urrejtje ndaj grave me përmasa të mëdha, ka dhunë ndaj grave, vriten gra, vriten edhe burra, por nuk guxojmë që në këtë parlament i japim”, ka shtuar ajo.

E kësaj deklarate të Musliut, i reagoi ministria Haxhiu, e cila tha se në Kosovë ka femicid dhe mohimi i tij i inkurajon kriminelët.

“Nuk do të doja që në këtë foltore të Kuvendit të kemi një deputete që ka qasje të tillë. Në fakt dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni kështu, sigurisht inkurajohen nga fjala jote. Vetëm sepse janë gra. Burrat konsiderojnë që kanë të drejtë që të bëjnë gjithçka me trupin dhe jetën e grave. Ju ftoj që të bashkoheni në angazhimin tonë kundër dhunës në familje dhe femicidit sepse po, në Kosovë ka femicid”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu e Fejza e VV-së “gabim” sa i përket femicidit

Pasi femicidi është një problem që merren shkencat humane, Dukagjini ka adresuar disa pyetje për sociologun kosovar, Jeton Brjashori, i cili theksoi se emërtimi femicid për shoqërinë kosovare është term i ekzagjeruar, por, duke kujtuar se ka vrasje të grave në Kosovë dhe duhet të ketë avancim të të drejtave.

Sipas Brajshorit, duke marrë parasysh vrasjet që kanë ndodhur, e, që shumica nënvizon ai kanë qenë për shkak të ndarjeve martesore e xhelozisë, kjo bie ndesh me termin femicid kështu duke krijuar konfuzion te në shoqërinë kosovare.

“Fatkeqësisht në kuvend një nga deputetet e hapi çështjen e femicidit. Emërtimi femicid për shoqërinë tonë është term i ekzagjeruar edhe pse kemi pasur disa vrasje të femrave më herët. Marrë parasysh situatën si janë kryer ato vrasje (shumica e tyre si shkak ka qenë ndarja dhe xhelozia) kjo bie ndesh me termin e përdorur femicid dhe kjo po krijon konfuzion dhe paqartësi në shoqërinë tonë. Të drejtat e grave tek ne duhet të respektohen të avancohen tutje, por ato nuk përmirësohen duke përdorur terma të tillë sepse mund të ketë efektin e kundërt çdo gjë që ekzagjerohet shkakton dëme”, ka treguar Brajshori.

Brajshori ka numëruar disa nga arsyet që vije deri tek dhuna ndaj grave, e në rastin më ekstrem deri të vrasja e tyre, ka thekuar se as këto nuk japin indikacione që në Kosovë ka femicid.

“Përveç dhunës fizike kemi edhe dhunën verbale e cila sulmon direkt emocionet e personit. Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga xhelozia, problemet mendore, problemet socio-ekonomike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë rast i mazokizmit. Të gjitha këto nuk japin indikacione të forta se tek ne ka femicid, thjeshtë është mendimi i dikujt që në këtë rast ka shkaktuar reagime në shoqëri, por si të zgjedhur të popullit duhet të kemi shumë kujdes me gjuhën që përdorim”, ka shtuar Brajshori.

Jeton Brajshori, Ligjërues i sociologjisë në Kolegjin AAB

Çka është femicidi?

Për ta pasur më të qartë dhe për të kuptuar gjithë këtë situatë, Brajshori ka treguar se çka është femicidi.

“Femicidi është vrasje e femrave për shkak të gjinisë së tyre, pra urrejtje ekstreme patologjike vetëm sepse janë femra”, ka treguar ai.

Gjithashtu, sociologu kosovar treguar se femicidi ndahet në dy kategori, në femicid intim dhe jo intim.

“Femicidi ndahet në dy kategori: Femicidin intim dhe jo intim. I pari ka të bëj me ish partnerët ose partnerët e tashëm të cilët e shohin femrën si pengesë dhe të dobët dhe e vrasin duke e gjykuar si gjini e dobët. E dyta ka të bëj me vrasjet që kryhen kur ka të bëj me ndonjë përleshje të armatosur dhe se targeti janë vetëm femrat apo edhe raste të tilla duke i vrarë dhe gjykuar femrat si më të prirura të bëjnë tradhti duke prekur sedrën mashkullore! Po ashtu edhe lezbiket janë target i femicidit jo intim! Asnjë shtet i BE-së nuk e ka të definuar femicidin në ligjet e tyre”, ka thënë Brajshori.

Cilësimi i shoqërisë kosovarë si shoqëri femicide, mesazh i rënë në veshtë e ndërkombëtarëve

Cilësimi i shoqërisë kosovare si shoqëri femicide mund edhe të jetë si pasojë e një feminizmi ekstrem, e, që sipas sociologut Brajshorit mesazhet e tyre në emër të sensibilizimit humbin çdo kuptim, sikurse të gjitha organizatave ekstreme.

Pasi, janë shndërruar në makina ideologjike.

“Feminizmi ekstrem është i pranishëm tek ne dhe se më shumë shkakton dëme femrave se sa dobi dhe mbrojtje. Mesazhet e tyre që përçojnë  tek shoqëria në emër të sensibilizimit e humbin çdo kuptim sikurse të gjitha organizatat tjera ekstreme, thjeshtë janë shndërruar  në  makina ideologjike të cilat përfundojnë vetëm me një trazim të lehtë të shoqërisë! Është e dëmshme për vendin cilësime të tilla pavend sepse dërgojnë mesazh të rend tek ndërkombëtarët”, ka përfunduar Brajshori.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika