Emilia Rexhepi: Boshnjakët në Prizren meritojnë kandidatin e tyre për kryetar
Emilia Rexhepi, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NDS-i i komunitetit boshnjak, në një intervistë në Debat Plus ka treguar arsyet pse i është futur një gare të tillë. Ajo ka thënë se janë dy arsye që e kanë shtyrë të hyjë në garë.“E para është për shkak se shumica e boshnjakëve mendojnë se duhet […]
Emilia Rexhepi, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NDS-i i komunitetit boshnjak, në një intervistë në Debat Plus ka treguar arsyet pse i është futur një gare të tillë.
Ajo ka thënë se janë dy arsye që e kanë shtyrë të hyjë në garë.
“E para është për shkak se shumica e boshnjakëve mendojnë se duhet ta kenë kandidatin e tyre, sepse janë 20 mijë boshnjakë që jetojnë në Prizren. Arsyeja e dytë është për faktin që të dëgjohet zëri edhe i komuniteteve të tjera, jo vetëm i komunitetit shqiptar, sepse mendojmë që Prizreni është qytet i të gjithëve…”, ka deklaruar Rexhepi.
Ajo ka shtuar më tej se boshnjakët e kanë përfaqësuesin e tyre dhe se do t’i mbrojë interesat e tyre.















