Emin Hoxhaj është emëruar drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Hoxhaj është emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të hënën.
Siç thuhet në njoftim, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë edhe pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001.
Gjatë punës në Polici, ai ka shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.
Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.